GRAFIKA E REALIZMIT SOCIALIST NE SHQIPERI (Graphics). Art Album from AlbaniaGRAFIKA E REALIZMIT SOCIALIST NE SHQIPERI (Graphics). Art Album from AlbaniaGRAFIKA E REALIZMIT SOCIALIST NE SHQIPERI (Graphics). Art Album from Albania

GRAFIKA E REALIZMIT SOCIALIST NE SHQIPERI (Graphics). Art Album from Albania

Quantity:
     1 available for sale
Buy It Now For:
$69.99

Shipping:
$49.99    Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) - (more details)
Returns:
7 day money back, buyer pays return shipping - (more details)
Visitor Count:
42 views
Condition:
New
Payment Methods Accepted:
PayPal AcceptedChecks / Money Orders Accepted Check or Money Order
Purchase Protection Offered:
PayPal Buyer Protection - Safer Shopping

recommend to a friend by email share on facebook share on twitter share on pinterest

Item Description

Item Details

UniSquare Item ID:
2089373
Condition:
New

Item Description

Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include standard shipping with tracking number.

Author(s) Velo, Maks
City Tirane
Country Albania
Language Albanian
ISBN 9789928042163
Date of Publication 2014
Publisher Emal
Cover Type Hard cover
Pages 305
Subject Fine Arts / Architecture / Photography


Në qytetin imagjinar të shfaqur në grafikat e Lumturi Dhramit, komunizmi është më shumë se një forcë. Me pushkën që i varet deri në fustanin e gjatë, një bijë nuk e ndan vështrimin nga e ëma teksa i duhet t'u bashkohet shokëve partizanë në fund të rrugës, nga ku në errësirë duket hëna. Në një tjetër hapësirë, në një studio disa djem të rinj, ose ashtu siç i quan artistja, grafistët e luftës, hedhin në letër artin e një bote të re. Komunizmi ishte i gjithi një mirazh. E vetmja reale ishin këto grafika të lumtura. Në bllokun e grafikave të Lec Shkrelit, disa femra janë të lumtura dhe pse kanë kaluar pjesën më të madhe të ditës duke punuar në arë. Hasan Nallbani përpiqet ta shndërrojë filozofinë komuniste në portretet e njerëzve. Përtej gërshetit të gjatë, një hije gëzimi orvatet rreth adoleshencës në grafikën e Nallbanit. Komunizmi ishte një ide. Shqipëria e pas viteve 1945-së u shndërrua e gjitha në shërbim të kësaj ideje. Arti, në të gjitha format e tij ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në besimin e kësaj ideje. Arti shqiptar i gati gjysmëshekulli, është shembulli më i mirë i jetësimit të një ideologjie. Tablotë e soc-realizmit në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve na e tregojnë këtë. Sesi artistët dolën jashtë shijes personale, për të bërë një art ideologjik. Kërkesa ndaj tyre ishte e thjeshtë dhe e prerë. Të tregonin në art jetën e lumtur socialiste. Është një histori e tërë arti, që mban emrin e artistëve të njohur e të panjohur shqiptarë që gjithë talentin e tyre e shndërruan në shërbim të vendit. Është e trishtë të gjykosh këto punë sot, pavarësisht brendësisë së tyre. Ato do mbeten si historia më e mirë që ende nuk e kanë bërë historianët e Shqipërisë komuniste. Në këtë kaos reflektimesh dhe një tendencë për të hedhur poshtë gjithçka të realizuar në ato vite, artisti dhe arkitekti Maks Velo vjen me një studim interesant për historinë e grafikave shqiptare gjatë periudhës së soc-realizmit. Njohës i mirë i grafikës, si një prej lëvruesve të tyre jo vetëm këto kohë, por dhe në kohën që ka marrë në gjykim, ai sjell në një album gjithë ata artistë, punët e të cilëve kanë mbetur në arkivat personale, apo atë të Galerisë së Arteve. Nuk mungojnë në këtë album dhe grafikat e hershme të tij. Grafika ku dallon joshja prej arkitekti për të hedhur në letër ndërtesa, apo ngjarje. Grafika ku ndihen elemente moderne nëse i sheh me vështrimin e sotëm, ku silueta njerëzore depërtojnë tej e tej skicave të pallateve. Është e pasur historia e grafikës sonë në këtë album. Sipas Velos, kemi pasur një grafikë të pastër artistike e destinuar për Konkurset e shpallura me raste përvjetorësh, po ashtu edhe atë grafikë që realizohej në shtypin e përditshëm apo periodik. Këtu duhet të veçojmë gazetën "Drita" dhe revistën "Nëntori", organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve që ndihmuan shumë në përhapjen e grafikës. Po ashtu duhen veçuar dhe revistat "Ylli", dhe "Shqipëria e re", që kanë një material të pastër grafik.
Në studimin e tij, Velo ka përmbledhur vizatimin, gravurën dhe pllakatin, duke lënë jashtë karikaturën, kopertinat dhe ilustrimet e librave, si dhe pullat postare. "Pas vitit 1965, dhe sidomos pas çeljes së studios së grafikës në Institutin e Lartë të Arteve, gjinia e grafikës, mori një hov, me realizime më profesionale. Pra kemi gravura në fletë linoleumi, ksilografi, gjilpërë të thatë dhe akuatinte. Litografia nuk u zhvillua për vetë vështirësitë teknike që paraqiste", thotë Velo. Sipas tij, po të ndjekësh ecurinë e diktaturës së Partisë në Shqipëri në vitet '45-'90, do të shohësh vite të ashpra të luftës së klasave, pastaj zbutje, kthesa të papritura, pastaj prishje me aleatët kryesorë, lidhje të reja të çuditshme, vetizolim, deri në rënien e saj pa lavdi. Këtë rrugëtim të zhvillimeve në vend e ndjek edhe grafika. Nëse u hedh një vështrim kopertinave të revistës "Nëntori" ndër vite, lexon qartë situatën në të cilën ndodhet vendi. "Arti për Enver Hoxhën u bë një nga armët kryesore ideologjike. Arti dhe letërsia iu dhanë popullit si drogë qetësuese dhe ëndërrimtare që krijonin mirazhin e lumturisë. Sot është i vetmi art që mund të lexohet lehtësisht dhe që na jep figurativisht atë epope gjigante të dështuar. Është si një film i gjatë bardhezi që projektohet në qiellin e errët socialist", thotë Velo. Ky art bëhej me skema të gatshme, kompozime me elemente agresive, figura me lëvizje thirrëse, që të gjitha krijonin një gjendje alarmi, ankthi, dhe dorëzimi total në asgjënë e premtuar. Për Velon, në këtë tablo grafika zinte rolin parësor, duke ndjekur njeriun ngado: në muret e mensave kolektive, në parullat e lagjeve, në kolonat e fabrikave, në tribunat e 1 Majit, në manifestimet e spartakiadave. Dhe pastaj, në faqet e gazetave dhe revistave çdo ditë. Ajo krijoi skema standarde edhe për gjinitë e tjera të artit: pikturën, skulpturën, qeramikën, tekstilin, filmin, teatrin. "Izolimi i gjatë bëri që Partia t'i shpjerë masat edhe artistët në gjendjen e një amnezie figurative dhe pastaj e kish të lehtë t'i bombardonte me imazhe të dhunshme. Imazhi u zhvlerësua dhe humbi esencën e tij: bukurinë. Këto imazhe zotëroheshin nga parullat politike", thotë Velo. Sipas tij, periudha e artë e grafikës europiane do të vinte me vonesë te ne e kaloi duke lënë pas një fond agresiv dhe të dhunshëm. "Kjo e jona ish grafikë ideologjike dhe u ndërpre menjëherë sapo vdiq ideologjia. Imazhi kur krijohet kullon, pastaj në fazën e dytë ngurtësohet. Vetëm atëherë mund të studiohet dhe katalogohet", thotë Velo.

Vizatimet
Vizatimet e para që i përshtaten metodës së re janë të Andon Kuqalit. Më pas Safo Marko boton vazhdimisht në gazetën "Bashkimi". Ciklet nga veprat e pesëvjeçarëve i kemi nga Sadik Kaceli, Foto Stamo, Abdurrahim Buza. Më pas, sipas Velos, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve kërkonte me ngulm këtë model arti nën moton "shkurje në terren". Ciklet e vizatimeve i ngjajnë një reportazhi fotografik. Naxhi Bakalli vizaton në dy mënyra: portretet e punëtorëve i realizon si gjithë të tjerët, kurse ciklin kryesor me "Vallet" (ilustrime) e ka krejt ndryshe. Ksenofon Dilo, që boton shpesh te gazeta "Drita", ofron bukurinë e vizatimit të pastër kubist. Abdurrahim Buza vazhdon të plotësojë rregullisht albumin e tij me tema kosovare dhe popullore. "Në vitet vjen 70 " Zamir Mati, i cili gjithë jetës i kushtohet vetëm vizatimit. Atij më shumë i intereson fleta e vizatuar sesa realiteti. Është i vetmi që i afrohet 'Bande Designe' të ilustratorëve perëndimorë", thotë Velo. Po kështu, Musa Qarri mbas 1970-s thjeshton vijën në maksimum. Cikli i Kavajës është unik në këtë fond të vizatimeve Pas vdekjes së diktatorit, dhuna e Lidhjes së Shkrimtarëve bie. Ajo nuk e kontrollon dot situatën dhe për herë të parë te "Drita" vjen një cikël vizatimesh me "Portrete kolegësh". Me këto mbyllen dhe vitet '90 dhe vjen demokracia. Ikën vizatimi e vjen gravura e pllakati.

Pllakatet politike
Diktaturat tentojnë të njëjtën gjë: mendimin pllakatesk. Pllakati është një thirrje figurative. Revolucioni socialist, sipas Velos, ishte një britmë. Udhëheqësi dhe masat është forma e re e predikuesit dhe besimtarit. Kështu britma duhet të kthehet në imazh. Imazhi i ri është pllakati politik. "Pllakati i parë që takova është i F. Pullumbit, 1 Maj 1952 dhe një kopertinë e revistës 'Ylli', një fotomontazh i botuar në gusht të vitit 1953. Parulla e saj është ' Lëmin e parë të shtetit'. Në fakt dy ishin thirrjet e para, parullat e para: 'Votoni frontin demokratik dhe lëmin e parë të shtetit'", thotë Velo.
Posteri i parë, sipas tij, është në janar të vitit 1947 për një shfaqje të Teatrit Popullor. Letra është rozë, boja jeshile. Atëherë shtypi kish vetëm tri ngjyra: të zezë, të kuqe dhe jeshile. Pllakatet kanë një strukturë kompozicionale vertikale. Duar të ngritura lart me flamurë, kazma, pushkë, flakadanë, portrete udhëheqësish. Në sfonde janë oxhaqe fabrikash që lartësohen, konstruksione metalike, diga hidrocentrale. Punëtorë, fshatarë të rinj, roja, ushtarakë gjithmonë në gatishmëri. Një shpërdorim i tillë i vertikalitetit sjell një dëm të theksuar emocional dhe moral. Ndër pllakatistët më të njohur janë: Pandi Mele, Safo Marko, Franc Ashiku, Bashkim Dizdari, Ibrahim Cezmja, Vlash Prifti

Lidhja ishte si Ministria e Brendshme
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ka pasur një rol jo vetëm në drejtimin e botimeve, por dhe në orientimin e arteve figurative. Pas udhëzimit që ish-kryeministri Mehmet Shehu dha në Plenumin IV të KQPPSH-së, se "nuk ka më shije personale", gjithçka tashmë ishte e prerë: Asgjë personale në art. Albumi i Velos është dokumenti më autentik për luftën që bëri Partia për të futur, sipas tij, shëllirën ideologjike marksiste, artin dhe në veçanti grafikën. Velo jep një shembull. Në datën 26 shkurt 1978, Kujtim Buza, ish-sekretari i përgjithshëm i Lidhjes, boton në gazetën "Drita" artikullin: "Probleme të zhvillimit të grafikës", ku shkruan: "Problemet aktuale të zhvillimit të grafikës kanë të bëjnë, para së gjithash, me forcimin e partishmërisë me thellimin në përmbajtje dhe realizimin e fletëve grafike, me qëllim që të trajtohen më mirë çështjet që dikton revolucioni ynë sot në kushtet aktuale dhe situatat konkrete të rrethimit dhe bllokadës borgjezo-revizioniste". Pas këtij artikulli, më gusht 1978 zhvillohet Plenumi për Grafikën, ku raportin e mban Pandeli Mele. Një diskutim krijues për grafikën është mbajtur edhe në prill 1979. Pas vdekjes së Hoxhës, kurba e dhunës mbi imazhin bie. Megjithatë, deri në fund pushteti komunist kërkonte të shoqërohej me imazhe klithmash vetëlavdëruese. "Më rënien e komunizmit ky lloj pllakati u zhduk, po ashtu dhe vizatimi e gravura. Ndaj mendova t'i përmbledh në një album", thotë Velo.

Payment and Shipping Details


Seller IP Address: Albania - Albania

Shipping services available:
Shipping / Handling Cost Cost For Each Additional Item Service
$49.99 $0.00 Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days)

Shipping Restrictions - Shipping is not available to the following regions/countries:
Africa: Libya, Niger, Namibia, Mozambique, Morocco, Mayotte, Mauritius, Mauritania, Malawi, Madagascar, Nigeria, Liberia, Lesotho, Kenya, Guinea-Bissau, Guinea, Ghana, Gambia, Gabon, South Sudan, Zimbabwe, Zambia, Western Sahara, Uganda, Tunisia, Togo, Tanzania, United Republic of, Swaziland, Sudan, Mali, Somalia, Sierra Leone, Seychelles, Senegal, Sao Tome and Principe, Saint Helena, Rwanda, Reunion, Congo, Republic of the, Benin, Botswana, Burkina Faso, Burundi, Cameroon, Cape Verde, Central African Republic, Chad, French Southern Territories, Comoros, Congo, The Democratic Republic of the, Cote D'Ivoire, Djibouti, Egypt, Algeria, Equatorial Guinea, Ethiopia, Angola, Eritrea
Central America and Caribbean: Antigua and Barbuda, Trinidad and Tobago, Panama, Aruba, Bahamas, Guatemala, Cayman Islands, Saint Kitts and Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent and the Grenadines, Barbados, Guadeloupe, Grenada, Sint Maarten, Belize, Nicaragua, Dominican Republic, Dominica, El Salvador, Curacao, Virgin Islands, U.S., Martinique, Cuba, Jamaica, Virgin Islands, British, Montserrat, Honduras, Haiti, Anguilla, Turks and Caicos Islands
Europe: Albania
Oceania: Vanuatu, Northern Mariana Islands, United States Minor Outlying Islands, Tokelau, Tuvalu, Tonga, Wallis and Futuna, American Samoa, New Zealand, French Polynesia, Fiji, Guam, Kiribati, Marshall Islands, Cook Islands, Micronesia, Federated States of, Nauru, New Caledonia, Solomon Islands, Cocos (Keeling) Islands, Christmas Island, Niue, Norfolk Island, Palau, Papua New Guinea, Pitcairn Islands, Samoa
Payment methods accepted:
  • PayPal Accepted
  • Checks / Money Orders Accepted Check or Money Order

Return Policy:
Item must be returned within: 7 days - Buyer pays return shipping costs.
Refund will be given as: Money back



Similar Items From Other Sellers:

Buy Polish Eagle Pendant Sterling Silver Large
$73.00  Buy It Now
Free Shipping
Buy George Armstrong Custer US 7th Cavalry ring sterling silver
58d 6h 19m   $99.00  0 Bids
Free Shipping
Buy Mermaid Golden Dolphin ring Sterling Silver Large
$59.00  Buy It Now
Make An Offer or Best Offer
Free Shipping



Top