Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include tracking number. |
Titulli: Vrasje në Orient Ekspres
Origjinali: Murder on the Orient Express
Gjinia: Roman
Autori: Agatha Christie
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 280
Pesha: 0.367 kg.
ISBN: 978-9928-217-89-9
Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.
Në të vërtetë, vrasësi është i fshehur midis udhëtarëve të trenit, por në vështrim të parë duket se asnjë prej tyre nuk ka një motiv të fortë për ta kryer këtë krim. Në faqet e romanit shohim të na parakalojnë personazhe shumë interesante, që nga konduktorët e diplomatët, gratë mondane e kamarieret, të reja e të bukura apo edhe plaka të vendosura deri në fund, ushtarakë apo edhe pronari i trenit të Orientit.
Të gjithë janë të pafajshëm dhe të gjithë të përfshirë apo të dyshuar. Një hetim i komplikuar qëndron përpara detektivit të pagabueshëm.
"Një roman që arrin majat e krijimtarisë së Agatha Christie. Për t'u lexuar e rilexuar, i këshillueshëm sepse është i veçantë e i mrekullueshëm, një perlë e shndritshme jo vetëm e letërsisë së verdhë, por e të gjithë letërsisë."
Il Giornale della Libreria
"Një triller që e përfshin mjeshtërisht lexuesin qysh në faqet e para. Autorja e përdor fjalën në mënyra tërheqëse, për ta bërë gjithnjë e më shumë lexuesin të interesuar të ndjekë ngjarjen e kësaj vrasjeje: që është fabula e librit. Personazhet janë të ndërtuara mirë dhe romani është plot surpriza e sekrete. Në faqet e fundit jepet zgjidhja e dramës, por çdo lexues pyet: Kush është me të vërtetë vrasësi?"
The Bookseller
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |