Titulli: Qyteti i fundit
Gjinia: Roman
Autori: Petro Marko
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2000
Fq. 376
Pesha: 0.437 kg.
ISBN: 978-99927-40-38-8
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit.
Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit.Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë italianët e mbledhur në portin e Durrësit për t'u kthyer në Itali, shkrimtari në romanin "Qyteti i fundit" do të zbulojë dhe do të rrëfejë historitë dhe fatet e disave nga ushtria fashiste që para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipërinë.
Në këtë pleksje historish e fatesh, autori do të sajojë linjën e rrëfimit që ndjek hetimi për zbulimin e një krimineli lufte, të maskuar dhe të fshehur brenda turmës së "Qytetit". Në krye të grupit që duhet ta organizojë dhe ta udhëheqë këtë zbulim është toger Leka. Pista që ndjek togeri në këtë drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve detektive, do të ecë dhe përmes prostitutës italiane - Ana Maria Monti.
Dhe do të lindë dashuria mes tyre, që është shumëfish më "mëkatare" se ajo mes Gorit dhe Anitës. Leka është toger i Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë së sapodalë nga lufta, që la pas shkatërrime dhe krime, ndërsa italiania Ana është e palës që i kreu ato krime, e palës së cilës i shërbente.Kështu shkrimtari, duke ndjekur këtë linjë do të ecë nëpër një teh të mprehtë: do ta lejojë togerin e Sigurimit t'i nënshtrohet zërit të brendshëm dhe të dashurohet me italianen e bukur, apo do të nxjerrë para tij fuqinë e përgjegjësisë dhe të mëkatit ndaj "mollës së ndaluar"?
Romani "Qyteti i fundit", në këtë drejtim, sjell mjeshtërinë e të rrëfyerit të Petro Markos, që, i futur vetë mes dy zjarreve, arrin të manovrojë dhe t'u krijojë hapësirë artikulimi të dy krahëve, duke realizuar portrete komplekse, në radhë të parë si ai i toger Lekës. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese që të prekë sfera delikate, të rrezikshme të realitetit shqiptar të kohës, pasojat e të cilave i ndjeu gjithë jetën.
_______________________________________________________________
Payment
We accept payments through PayPal. eCheck, Credit or Debit cards are accepted by PayPal.
Shipping discounts will only apply to multiple purchases combined in one invoice and paid with one payment. If you are still shopping, let us know. Please request an invoice when shopping is completed.
Shipping
We ship Monday through Friday.
We ship within 1-2 days of receipt of payment, excluding weekends and holidays.
Standard delivery depending on your location. It can be different than eBay calculation.
Shipping is provided by the Albanian Postal Service or other service if you want.
Shipping include standard shipping with tracking number.
Shipping and handling combined fees for packages:
0 " 100 gr = 6.99$
101 " 250 gr = 8.99$
251 " 500 gr = 14.99$
501 " 1000 gr = 27.99$
1000 " 2000 gr = 45.99$
2000 " 3000 gr = 59.99$
3000 " 4000 gr = 79.99$
4000 " 5000 gr = 99.99$
Customer Service
We strive to provide you with quality products at an affordable price and excellent Five Star customer service. Your satisfaction is our goal. If for any reason you have any questions or concerns, please contact us. We respond to your emails as quickly as possible with the utmost care and concern.
PLEASE READ! We rely on customers comment and rating points. Please leave positive feedback with four 5-Star-Detailed Selling Ratings (DSR). Please contact us before leaving anything other than a five-star rating. We appreciate the opportunity to provide a quick and fair resolution. Thank you in advance for your cooperation.
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |