Titulli: Nga Kafka te Kafka
Origjinali:
Gjinia: Roman
Autori: Maurice Blanchot
Shqipëroi: Balil Gjini
Shtëpia botuese: Arka e Noes
Viti: 2021
Fq. 250
Pesha: 0.3 kg
ISBN: 978-9928-4639-1-3
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.
" Vepra e Kafkës është kjo tablo që quhet vdekje, por është edhe veprimi i errësimit, apo i fshirjes së saj. Por, njëlloj si vdekja, ajo s'mund të errësohet, përkundrazi, shkëlqen admirueshëm prej asaj orvatjeje të kotë që bëmë për ta shuar. Ja përse ne e kuptojmë veçse duke e tradhëtuar dhe leximi ynë vërtitet ankthshëm rreth një keqkuptimi.
" Do të ishte e padrejtë " dhe qesharake - të thonim se te çdo shkrimtar ka një Brod dhe një Kafkë, se shkruajmë veçse kur kënaqim pjesën aktive të vetvetes, se bëhemi të famshëm veçse kur, në një farë çasti, i besojmë përkushtimit të pakufishëm të një miku. Padrejtësi do të ishte po t'i jepnim Kafkës të gjithë meritën e pastërtisë letrare " ngurimin para shkrimit, refuzimin për të botuar, vendimin për ta shkatërruar veprën " dhe po t'i ngarkonim kopjes së fuqishme miqësore të gjitha përgjegjësitë që janë të lidhura me administrimin tokësor të një vepre shumë të lavdishme.
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |