Titulli: Madhështia e tragjedisë
Origjinali: La magnitud de la tragèdia
Gjinia: Roman
Autori: Quim Monzó
Shqipëroi: Gjergj Vlashi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2018
Fq. 256
Pesha: 0.327 kg.
ISBN: 978-9928-06-209-3
Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie urbane bashkëkohore.
Rrjedha e ngjarjeve kalon nëpërmjet konfuzioneve seksuale dhe amoralitetit të një gjashtëmbëdhjetë vjeçareje dhe njerkut të saj, të cilët për shkak të kushteve sociale, janë të detyruar të ndajnë së bashku të njëjtën hapësirë banimi.
Ai është vejan, i përgojuar, në kolaps ekonomik, i vendosur që ta ndryshojë përfundimisht rrjedhën e jetës së tij problematike. Fillon punë si instrumentist, në orkestrën e një lokali nate të njohur.
Një këngëtare e re, me hire seksuale tunduese, josh çdo natë klientët e lokalit. Edhe ai tundohet prej saj... dhe një pas një nate të hareshme dehjeje dhe tensionesh të larta në shtëpinë e tij, marrëdhëniet ndërlikohen. Diçka shumë e rëndësishme mes tyre nuk funksionon.
Një libër sa argëtues aq edhe paradoksal, me ritëm tërhe-qës dhe kthesa të papritura, i ngarkuar me emocione tronditëse. Intriga, tradhëtia, mizoria, vetmia dhe zymtësia janë cilësitë dalluese që i bashkon personazhet e këtij romani.
"Quim Monzó, është nga ata shkrimtarë që ose e urren ose e dashuron..."
Philadelphia Inquirer
Quim Monzó [Joaquim Monzó i Gómez] ka lindur në vitin 1952 në Barcelonë. Në fillimin e viteve 1970 ka qenë reporter në Vietnam, Kamboxhia, Irlandën e Veriut dhe Afrikën Lindore për gazetën e Barcelonës "Tele/eXpres". Jeton në Barcelonë dhe publikon rregullisht në "La Vanguardia". Monzó është shkrimtari më i rëndësishëm bashkëkohor katalanas dhe është fitues i shumë çmimeve kombëtare.
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |