Lloji i botimit | Hard Copy |
Fletët | 349 |
ISBN | 9789928136510 |
V. Bot | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Ines Ekonomi |
Roman | Mister&Thriller |
Dy emigrantë shqiptarë gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre në Athinë. Për Komisar Kosta Haritos, një veteran i policisë kriminale, ky qe veç një krim si shumë të tjerë. Por, kur Jana Karajorgji, një gazetare mjaft e njohur, menjëherë pasi akuzon policinë se s'i kishte shkuar kësaj çështjeje deri në fund dhe njofton se do të dilte në ekran për të thënë të vërtetën, vritet në mënyrë të tmerrshme, komisar Haritos nis të dyshojë:
A mos lajmi misterioz që ajo do të njoftonte kishte lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve?
Kush vallë kishte dashur t'ia mbyllte asaj gojën?
Dhe atëherë Kosta Haritos vendos t'i shkojë të vërtetës deri në fund.
Skena e ngjarjeve është Athina, një qytet pezull mes Lindjes dhe Perëndimit, të sotmes dhe të shkuarës, i ngjashëm e njëkohësisht i ndryshëm nga metropolet e tjera europiane - teatër i një sërë krimesh të përgjakshme, ku ndërthuren emigrantët klandestinë, ish spiunë nga Europa e Lindjes, funksionarë të korruptuar, trafikantë organesh, dhe gazetarë tepër kureshtarë.
VLERESIME RRETH ROMANIT DHE AUTORIT
"Markaris na sjell një tablo tmerrësisht të gjallë të Athinës. Me një stil sa të zgjuar e joshës aq edhe ironik, ai na tregon historinë emocionuese të një krimi, me personazhe tejet realist".
" Frankfurter Allgemeine Zeitung
"Një libër i bukur, me karaktere kompleksë, që na sjellë personazhin aq intrigues të komisar Haritos".
" Washington Post
"Një roman plot jetë, gërryes, i ashpër, por dhe plot humor, siç është dhe vetë personazhi i tij qendror, komisar Hariton. Një intrigë policore mjaft interesante... I shkruar vërtet mirë".
" Le Monde
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |