Titulli: Kronikat e Forsajtëve, Shoqëruesja
Origjinali: Maid in waiting
Gjinia: Roman
Autori: John Galsworthy
Shqipëroi: Anxhela Çikopano
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 434
Pesha: 0.466 kg.
ISBN: 978-9928-228-10-9
"Shoqëruesja" është romani i shtatë i serisë "Kronikat e Forsajtëve", e cila përbëhet nga tri trilogji mbi Forsajtët dhe familjet e lidhura me ta. Trilogjia e tretë, "Kapitulli i fundmë", ndjek familjen Çerëll dhe "Shoqëruesja" është romani i parë i kësaj trilogjie.
Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie. Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme.
Vijojnë të spikasin karakteret e femrave të forta, të mprehta e gjuhëshkathëta, por edhe stili ironik i autorit nobelist anglez, që jo rrallë të bën të vësh buzën në gaz, edhe kur nuk do. Në vitin 1932, çmimi Nobel për Letërsinë iu dha John Galsworthy " t "për madhështinë e artit të tij të rrëfimit, i cili arrin formën më të dëlirë në Sagën e Forsajtëve".
- Prit, derisa të biesh në dashuri.
- Kam rënë.
- Ku, në dashuri?
- Jo, në pritje.
- Punë e frikshme, kjo dashuria, - tha Hillëri. " Megjithatë s'jam penduar as edhe një çast.
Një satirë shoqërore e përmasave epike... një komedi e tërë mbi formalitetin shoqëror, bindëse si në besnikërinë e saj ndaj jetës por edhe si vepër arti.
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |