Titulli: Jeta është luftë, mbijetesa në diktaturën komuniste shqiptare
Origjinali: Life is War: Surviving Dictatorship in Communist Albania
Gjinia: Histori
Autori: Shannon Woodcock
Shqipëroi: Davjola Ndoja, Luljeta Ikonomi
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2019
Fq. 245
Pesha: 0.301 kg.
Mbi librin
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë në frikën ndaj persekutimit politik. "Jeta është luftë" mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipëri.
Në libër tregohen historitë e gjashtë individëve të cilët, si pothuajse gjithë të tjerët, luftuan për t'iu mbijetuar trysnive të diktaturës. Nëpërmjet rrëfimeve të tyre intime, mësojmë se si shteti kontrollonte çdo aspekt të jetës, si dhe cilat ishin mënyrat me të cilat njerëzit shprehnin gëzimin apo mospëlqimin e tyre.
"Jeta është luftë" dokumenton atë çfarë njerëzit krijuan dhe atë çfarë u shkatërrua midis viteve 1944 dhe 1991, dhe përsiatet rreth mënyrës se si, në të tashmen e dhunshme kapitaliste, ne krijojmë kuptim nga kujtimet tona. Është koha t'i dëgjojmë këta zëra, t'iu përgjigjemi thirrjes së tyre për drejtësi dhe dinjitet.
Mbi autoren
Shannon Woodcock është historiane e specializuar në shoqëritë e dhunshme dhe jetën e përditshme. Woodcock ka doktoruar në University of Sydney (Universiteti i Sidnejt, Australi), ka kryer studime postdoktorale pranë United States Holocaust Memorial Museum (Muzeu Përkujtimor i Holokaustit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), dhe ka dhënë mësim pranë Universitetit "A. Xhuvani", Universitetit të Tiranës dhe disa universiteteve australiane.
Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include tracking number.
If you are looking for any other book from Albania please contact us.
Thank you!
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |