Titulli: Habia
Origjinali: Habia
Gjinia: Roman
Autori: Dashnor Kokonozi
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2018
Fq. 278
Pesha: 0.345 kg
ISBN: 978-9928-03-340-6
Ky libër është në gjuhën shqipe
Elegant. Në stil, në rrëfim, në fabul, në strukturë. Romani "Habia" i shkrimtarit Dashnor Kokonozi, është vërtet elegant. Në kuptimin jo vetëm të shijes së hollë e mjeshtërisë në shkrim, por edhe në ndërtimin e ngjarjeve e të personazheve, sikurse në dialogët dhe reflektimet e tyre. Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. Ekuilibër i vështirë për t'u mbajtur në rrëfim, por i arritur falë thjeshtësisë e lehtësisë me të cilat përballohen historitë e personazhet, çka ofron edhe ndjesinë e qasjes diskrete ndaj dukurive njerëzisht tragjike.
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |