Titulli: Faqe të panjohura nga vepra e Pjetër Budit (1618 " 1622) (kopertinë e trashë)
Origjinali: Faqe të panjohura nga vepra e Pjetër Budit (1618 " 1622)
Gjinia: Studime albanologjike
Autori: Blerina Suta
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 128
Pesha: 0.471 kg.
ISBN: 978-9928-226-00-6
Zbulimi i një ekzemplari të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit, Dottrina Christiana (1618), në një biblioteke të Romës, i ndryshëm në një fashikull prej kopjes së njohur, entuziazmoi menjëherë specialistët e fushës.
Nga ky këndvështrim, përvoja e kërkimit të materialeve të tjera, lidhur me figurën e Budit dhe të rrethanave të veprimtarisë së tij, vazhdoi të ishte stimuluese profesionalisht dhe e pasur me shkëmbim idesh, sidomos nga pikëpamja metodologjike, me specialistë, në kuadër të nevojës dhe të përpjekjeve që po bëhen për përgatitjen e botimit kritik të veprës së Budit.
Në studimet tona filologjike po vjen një hulumtuese shumë e zellshme, një studiuese e letërsisë me horizont të gjerë dhe një kërkuese e madhe nëpër arkivat dhe bibliotekat ende jo krejtësisht të vizituara për pjesën shqiptare që mund të kenë.
Ajo po shkel në këto studime me një zbulim me interes në këtë përvjetor të Budit dhe me një studim që tashmë tregon diellandritas se në të ardhmen do të ketë çka t'u ofrojë këtyre studimeve.
Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include tracking number.
If you are looking for any other book from Albania please contact us.
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |