Në librin e Stavros Hristodulut askush nuk duket i pafajshëm, ndërsa e vërteta fshihet, si gjithmonë, në detaje. Pasi zbulohet misteri, ujërat gri të Danubit marrin me vete histori njerëzish, të cilët dëshiruan vetëm një gjë: të dashuronin.
""Budapest, 12 shkurt 1985. I ftohti të shpon kockat, lumi ka ngrirë dhe një orakull, që dëgjohet si krrokamë, lajmëron të porsalindurin Janosh: "Fara e keqe, mandatë e keqe". Njëzet e shtatë vjet më vonë profecia provohet: 'Janosh hungarezi' arrestohet në Athinë i akuzuar për vrasjen e piktorit Milto Adriano.
A është ky një tjetër krim "tipik" ku është i përfshirë rrethi i prostitucionit mashkullor? Gazetari Strato Papadopulos fillon të zbërthejë lëmshin e historisë, duke gërmuar jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë shkëmbimesh të pabarabarta.
Në librin e Stavros Hristodulut askush nuk duket i pafajshëm, ndërsa e vërteta fshihet, si gjithmonë, në detaje. Pasi zbulohet misteri, ujërat gri të Danubit marrin me vete histori njerëzish, të cilët dëshiruan vetëm një gjë: të dashuronin.
Lloji i botimit | Paper back |
Fletët | 300 |
ISBN | 9789928227584 |
V. Bot | 2020 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Kleo Lati |
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |