Ngjarjet fillojnë paqësisht e papritur, marrin një rrjedhë të vrullshme e surprizuese. Dilemat ekzistenciale shërbejnë si një çelës për të zbërthyer misteret që shpërfaqen ngadalë e që shumohen pak nga pak.
Gjithkush mund ta gjejë sadopak veten te ngjarjet e dhimbshme që gërshetohen natyrshëm, teksa pafajësia përballet me padrejtësinë. Vlerat, dinjiteti dhe morali, nëpërkëmben, ndërsa meskiniteti, xhelozia dhe dyfytyrësia triumfojnë. Ky realitet, sa i hidhur, aq edhe grotesk, përshkon rrjedhën e ngjarjeve të këtij libri.
Thirrja e autores përmes radhëve, sikur kërkon të ringjallë mirësinë, duke shpresuar në ekzistencën e arsyes dhe të ndërgjegjjes njerëzore. Tabloja që autorja kërkon të ravijëzojë me penelatat e shpresës, është vizioni që gjithsesi shndrit në horizontin gri.
Lloji i botimit | Paper back |
Fletët | 244 |
ISBN | 9789928310347 |
V. Bot | 2020 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |