Titulli: Treni i natës
Origjinali: Night train
Gjinia: Roman
Autori: Martin Amis
Shqipëroi: Fahri Laçka
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2015
Fq. 148
Pesha: 0.201 kg.
Vepra përshkruhet nga nota dhe tone që shprehin pesimizëm në lidhje me gjendjen e qenies njerëzore në kohët moderne. Në këtë pikëpamje, stili i tij mund të shihet si njëfarë ekzistencializmi.
Detektivja Majk Hulihën rrëfen detyrën që i kanë ngarkuar si detektive të zbulojë një vetëvrasje dhe ndërkohë parashtron edhe rrugëtimin e jetës së saj që ka kaluar në peripeci të dhembshme, që nga dhunimi seksual tek ai fizik. Gjatë kryerjes së detyrës, "ç'nuk më kanë parë sytë", thotë ajo. "Njerëz të hedhur nga lartësitë, të mbytur, me damarë të prerë, të betonuar, me trutë në erë, të shtypur petë".
Nëpërmjet rrëfimeve të personazheve, Martin Amis trajton një mori temash që shqetësojnë shoqërinë bashkëkohore dhe shumë "sëmundje" të saj, sidomos problemin e vetëvrasjes, që është dhe strumbullari i ngjarjes.
Ngjarja rrëfehet nga perspektiva e detektives Majk Hulihën, së cilës i është ngarkuar të zbulojë misterin mbi vrasjen e Xhenifer Rokuellit. Majk Hulihën është një ish-alkooliste dhe detektive e cila jeton me Tobin, një njeri që vuan nga mbipesha, në një qytet të paemërt amerikan. Hetimet zhvillohen diku rreth viteve 1990.
Gjatë rrëfimit, Majku zbulon se ka qenë abuzuar seksualisht që dhjetë vjeçe nga i ati, kundër të cilit ishte rebeluar dhe më pas kishte njohur e ishte lidhur me burra të dhunshëm. Pavarësisht nga të gjitha këto dhe nga mosbesimi karshi aftësive të saj, ajo bëhet një detektive e suksesshme. Ish-eprori, që është njëherësh edhe miku i saj, koloneli Tom Rokuell, i kërkon të hetojë dhe zbulojë shkakun e vetëvrasjes së vajzës të tij, Xheniferit.
Xheniferi ishte vajza e tij e vetme, me dy vëllezër, e bukur, e zgjuar, e qeshur, e dashur me njerëzit, e cila në dukje nuk ka asnjë arsye të vetëvritet. Tomi dyshon tek i dashuri i saj, Trejdër Folkner, një profesor i shquar. Gjatë hetimeve, Majku ushtron trysni mbi Trejdërin që ky të tregojë, por nuk ia del dot.
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$27.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |