Shqipëria nuk u harrua prej letërsisë dhe artit europian. Bajroni, Vivaldi, Delakrua e dhjetra e dhjetra shkrimtarë, kompozitorë e piktorë të njohur vazhduan të kërkojnë e të gjejnë motive të papërsëritshme në dramën, tingujt dhe ngjyrat e këtij vendi.
Libri me vlerë i Ferid Hudhrit dëshmon edhe një herë, në mënyrë bindëse, atë komunikim fisnik midis popujve të realizuar nëpërmjet pikturës. Pas një pune të gjatë hulumtuese ai na dëshmon se me dhjetra kanë qënë piktorët, që duke udhëtuar nëpër Shqipëri, kanë marrë me vete, për t'i ringjallur më pas në pëlhurë, ngjyrat dhe fytyrën komplekse të saj e të shqiptarëve. Të tjerë që, për arsye të ndryshme, nuk erdhën dot fizikisht, erdhën me mendjen dhe përfytyrimin e tyre, huajtën kostume shqiptare nga kolegët, shpejtuan në studiot e tyre dhe atje, me ndihmën e atyre ngjyrave të paharrueshme, të asaj çka kishin degjuar dhe të intuitës që kanë artistët e vërtetë, krijuan tablo të një vlere të pakontestueshme.
Kultura shqiptare ka qënë përherë mirënjohëse ndaj çdo mesazhi miqësor që vinte nga popujt e tjerë. Mirëkuptimit ajo I është përgjigjur me mirëkuptim, miqësisë " me miqësi dhe kjo është në traditën më të mirë të mendësisë kombëtare shqiptare"
Ismail Kadare
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$49.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |