HERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from AlbaniaHERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from Albania

HERALDIKA SHQIPTARE (Albanian Heraldic) by Gjin Varfi. Book from Albania

Quantity:
     1 available for sale
Buy It Now For:
$49.99
Shipping:
$29.99    Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) - (more details)
Returns:
7 day money back, buyer pays return shipping - (more details)
Visitor Count:
37 views
Condition:
New
Payment Methods Accepted:
PayPal AcceptedChecks / Money Orders Accepted Check or Money Order
Purchase Protection Offered:
PayPal Buyer Protection - Safer Shopping

recommend to a friend by email share on facebook share on twitter share on pinterest

Item Description

Item Details

UniSquare Item ID:
2091295
Condition:
New

Item Description

Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include standard shipping with tracking number.

HERALDIKA SHQIPTARE
Varfi, Gjin, Heraldika shqiptare / Gjin Varfi / Red. Nexhat Myftiu. -
Tiranë : Dituria, 2000;
128 f. : me il. ; 24 cm.
ISBN 99927-85-0 1.
Albumi Heraldika shqiptare sjell në dritë një nga vlerat më të spikatura të historisë e të kulturës shqiptare në një fushë shumë pak ose aspak të trajtuar në letrat tona, atë të heraldikës. Stemat e familjeve feudale shqiptare të Mesjetës, të ruajtura në skulpturë, në pikturë, në miniaturë, në vulë e monedha të kohës, janë ndër dëshmitë më të prekshme që flasin për ekzistencën në "shekujt e errët" të Mesjetës të një shoqërie shqiptare vërtet të përparuar, të lidhur politikisht, kulturalisht dhe emocionalisht me botën perëndimore. Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Libri Heraldika shqiptare përbën një angazhim serioz dhe të frytshëm për të pasqyruar një fushë fare pak të njohur siç është heraldika. Autori, duke qenë piktor heraldist, mbështetur shkencërisht në rregullat haraldike, jep krahas relikeve historike të stemave, trajtimin artistik të tyre duke hedhur kështu një hap të guximshëm e cilësor në fushën e heraldikës. Moikom Zeqo Gjin Varfi, duke shfletuar librat për të gjetur stemat e vjetra shqiptare, ka bërë një punë të admirueshme për të grumbulluar, skeduar, seleksionuar dhe emërtuar skicat, relievet, monedhat, gravurat, figurën, ngjyrën dhe aq më tepër për t'i riaktivizuar stemat heraldike shqiptare, të cilat, dalëngadalë shfaqen si një ekspresion sensibël. Gazmend Leka Kush është Gjin Varfi Gjin Varfi është piktor dhe regjisor që ka lindur në Tiranë më 14 maj 1954. Studioi në 'ILA', Tiranë për skulpturë monumentale dhe fillimisht punoi në TVSH, në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe më pas në 1984 në seksionin e filmit vizatimor në Kinostudio. Po në 1984 realizoi filmin e parë si piktor "Përparësja e bletës" nën drejtimin e Vlash Drobonikut. Më 1986 realizoi filmin e parë si regjisor dhe piktor "Si bëri gjeti" dhe më vonë "Kërcuri", 1987, "Lëkura e luanit" 1989, "Pas një zënke" 1990, "Mikesha" 1991, "Djali dhe Ofi" 1993, etj deri në filmin e tij të fundit "Mëkatari" 2010. U vlerësua me Medaljonin e Festivalit të 6-të filmit vizatimor e dokumentar për realizimin e vizatimeve dhe animacionit të filmit "Zogu push bardhë Seria 5", Vlash Droboniku, 1985. Ai është marrë edhe me studimin e stemave të qyteteve, Heraldikën Shqiptare. Me hulumtimet e tij zbuloi stema të periudhës mesjetare dhe duke u mbështetur në përvojën shqiptare dhe të huaj filloi të rindërtonte stema të qyteteve tona të lashta ose bashkëkohore si edhe stema të bashkive apo shoqatave të ndryshme. Më 1990 realizoi "Simbolin heraldik të principatës se Arbrit".
Heraldika si fenomen evropian dhe brenda saj heraldika ballkanike e heraldika shqiptare Nga: Gjin Varfi Identiteti në vulë: Simbolet heraldike të Muzakajve Heraldika është një dukuri historiko-kulturore evropiane që lindi dhe u kristalizua gjatë mesjetës së shekujve XI-XII e më pas. Ajo pati refleksione të njëjta, në të gjitha aspektet, në mbarë Evropën, e duke u përfshirë në Evropën Mesdhetare dhe në Shqipëri. Heraldika në Shqipëri, si pjesë përbërëse e heraldikës evropiane është e barazvlerëshme historikisht, artistikisht dhe bashkëkohëse me të. Në trevat shqiptare ajo kaloi në faza të përcaktuara zhvillimi. Periudhat e saj të zhvillimit përkojnë me periudhat e zhvillimit, si dhe me periudhat e ndërprerjes të heraldikës ballkanike me të cilën e lidhën fate, pak a shumë të njëjta historike, shoqërore dhe artistike. Identiteti nëpërmjet stemës së vendosur në vulë kancelarike dhe më pas dhe në shqyt përbën zgjidhjen praktike të kohës: të njohjes, përcaktimit, cilësimit që do të çojë më pas në evidentimin e shkallës shoqërore të një familjeje, një klani, komuniteti etj.. Heraldika mbart identitetin historik, artistik dhe moral të një kohe të caktuar. Është përcaktuar si shkencë njohjeje, ndihmëse e historisë. Ajo përbën një ndihmesë me vlerë në datimin dhe identifikimin e mjaft ngjarjeve, objekteve historike. E parë në aspektin artistik ajo meriton respekt të veçantë, sepse përbën një disiplinë artistike që ndërthur përsosmërisht mesazhe simbolike të psikologjisë së kohës. Heraldika mban mbi vete dhe aspektin moral që përcaktohej me identifikimin e vetes me këtë apo atë stemë. Duhet thënë se aspekti njohës çon më pas në aspektin dallues të saj jo vetëm përkatësor, por dhe cilësor dhe do të përbënin një burim frymëzimi dhe force morale të atyre që i gëzonin e trashëgonin dhe më gjerë. E parë në planin krahasimtar, në rrjedhë të kohës, heraldika shqiptare rezulton se gjurmët më të hershme të saj i gjejmë që në shek. XIII me simbolin e sundimtarit të Principatës së Arbrit, Dhimitrit të Arbrit, e ndjekur më pas prej Gropajve, Skurrajve, Jonimajve, Dukagjinëve, Arianitëve dhe që më pas arrin kulmet e saj me stemat e Balshajve, Topiajve, Muzakajve e Shpatajve e që kurorëzohen me ato të Kastriotëve, simbolet e të cilëve me shpalljen e Gj. K. Skënderbeut "hero kombëtar" u bënë simbolet tona kombëtare. Kjo fazë përbën periudhën themelore dhe jep thellësisht fytyrën e heraldikës shqiptare mbi të cilën u ngritën dhe u pasqyruan zhvillimet e mëvonshme e të mëtejshme e që shënuan arritjen cilësore dhe masive të heraldikës shqiptare. E bëra këtë hyrje disi panoramike të vijave themelore që përshkon heraldikën si fenomen në vetvete, lidhjet dhe marrëdhëniet e saj, për të pasur më të qartë në kohë, brenda lidhjeve historike dhe heraldike, simbolet heraldike të Muzakajve. Pak histori për familjen e Muzakajve Familja fisnike Muzaka sundoi në shekujt XIII, XIV e XV. Sundimi i Principatës së Muzakajve ndahet në dy periudha. E para lidhet me vitet 1286-1343 dhe periudha e dytë me vitet 1350-1417. Në dokumentet historike Muzakajt përmenden qysh më 1090. Pushtetin e tyre politik dhe administrativ Muzakajt e shtrinë, kryesisht, në Muzaki (Myzeqe) dhe Toskëri me qendër (pas vitit 1350) Beratin, i cili ishte dhe qyteti më i madh i fortifikuar i Shqipërisë. Ky qytet dikur pat qënë qendër administrative dhe ushtarake e Despotatit të Beratit i cili më 1308 përfshiu në territoret e veta qytetin e Janinës dhe më gjërë. Atëkohë perandori bizantin Androniku II Paleologu pati emëruar si qeveritar në Berat Sevastin Skurra (1308-1336). Kulmin e lulëzimit të formacionit të tyre shtetëror e arritën në kohën e sundimit të despotit Andrea i II- të Muzaka (1335-1372), i cili para vitit 1335 mori titullin "despot" që në shkallën e hierarkisë bizantine ishte i dyti pas atij të perandorit. P Androniku i III Paleologu. Despoti Muzaka gjatë viteve 1335-1341 ishte në krye të lëvizjeve antibizantine në Arbëri. Më 1336 njeh për kryezot mbretin Robert Anzhu të Napolit, i cili nga ana e vet ia pranoi titujt, trashëgimet dhe gradat dhënë Andreas së II Muzaka prej perandorit të Bizantit, por me kusht të lënies peng në Durrës, pranë përfaqësuesit të mbretit të Napolit, njërin djalë të tij. Pas vitit 1336 një degë të familjes fisnike Muzaka e ndeshim të vendosur në Peloponez (sot ndeshim fshatin me emrin Muzaki në perëndim të Kalamatës dhe Muzakio në verilindje të Pirgosit në Peloponez). Më 1370 Kosturi bën pjesë në Despotatin e Epirit. Pinjollët Junt dhe Teodori i II Muzaka morën pjesë me trupat e tyre në Betejën e Kosovës kundër pushtuesve osmanë, më 1389. Teodor Koron Muzaka dhe Gjin Muzaka morën pjesë në Lidhjen e Lezhës, më 1444. Gjin Muzaka ka qënë bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Pas vitit 1479 Muzakajt, kryesisht, u vendosën në territoret e Mbretërisë së Napolit (në Pulje). Simbolet heraldike të Muzakajve Deri më sot informimin më të hershëm dhe më autentik lidhur me origjinën e mbiemrit; titujt e fisnikërisë, simbolet si dhe zotërimet e familjes feudale shqiptare Muzaka i gjejmë të përshkruara në "Memorie" (Përkujtesë) - "Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve" (Historia e genealogia della casa Musacchia), shkruar më 1510 nga Gjon Muzaka, (i biri i Gjin Muzakës; përfaqësues i Muzakajve në Lidhjen e Lezhës më 1444). Pas pushtimit Osman të Arbërisë, Gjon Muzaka jetoi në emigrim, në Pulje (Itali), që asaj kohe ishte nën Mbretërinë e Napolit dhe të Aragonës. "Memorien" e shkroi në fund të jetës së tij. Gjoni u varros në Kishën e Madhe në Frankavila Fontana (Brindizi). Lidhur me origjinën e emrit të kësaj familjeje të madhe feudale shqiptare në "Memorie" shkruhet: "Mbiemri ynë vjen nga një vend që quhet Molosi qysh nga kohët e hershme dhe kemi qenë zotër të këtij vendi dhe kështu na kanë thirrur dhe kjo Molosakë ndryshoi dhe fjala u bë Muzakë". Kujtoj se ky vend që quhej Molosi, sot quhet Zagori, që shtrihet në lindje të rrugës automobilistike Janinë " Tepelenë. Në Zagori (në lindje të Janinës) ndeshim një vendbanim me emrin "Muzakaj". Po në "Memorie" përmenden varret e të parëve të Muzakajve që ndodheshin pranë kishës së Shën Triadhës në Lavdar të Oparit. Në dokumentet historike emrin e kësaj familjeje e ndeshim për herë të parë më 1090 si komandant nën perandorin bizantin Aleksi I Komneni. Më 1279 shquhet Andre Muzaka, i cili ishte aso kohe "marshal i Arbërisë", në Mbretërinë Anzhuine të Arbërisë. Pas largimit të përkohshëm të anzhuinëve nga Arbëria, më 1286 Andre Muzaka njihet si "sevastokrator" nga perandori i bizantit Androniku II Paleologu. Andre Muzaka sundoi deri më 1319, vit ky kur bujarët Muzaka afrohen me Anzhuinët dhe me Papatin në frontin antiserb. Deri më këtë vit nuk kemi të dhëna që Muzakajve t'u jetë njohur stemë heraldike. Stemat heraldike të familjes Muzakaj, katër prej të cilave vijnë të dokumentuara u përkasin kohëve në vazhdim. Stema e hershme Paraqitjen artistike më të hershme të kësaj steme e ndeshim në relief, në murin e një vile në rrugën "San Xhovani" në Frankavila Fontana, në siujdhesën e Salentinës-Itali, kumtuar nga Jurlaro, R. në veprën e tij " I Musachi despoti d'Epiro in Puglia Salvamento, Bari (s.a.). Stema përbëhet nga një shqyt "zemër" i kaltër(?) mbi të cilin paraqiten: një shatërvan i argjendtë(?) i cili rrjedh nga të dyja anët, shoqëruar me nga një pishtar po të argjendtë (?). Shqyti "zemër" i brendashkruhet një shqyti akartoçiato më të madh, sipër të cilit qëndron një përkrenare në pozicion përballë. Lidhur me ngjyrat e kësaj steme jemi të pasigurt, pasi stema paraqitet me shtresime boje nga lyerjet e herëpasherëshme duke e bërë të vështirë leximin e shenjave përkatëse të ngjyrave që janë vendosur së pari mbi sipërfaqen e stemës dhe nëse ato në këtë rast nuk janë përdorur, atëherë mbetet për t'u parë ngjyrosja fillestare e stemës. Më 1336 Andrea II Muzaka (1335-1372) njihet si "Despot i Arbërisë" nga Androniku i III Paleologu, si edhe nga Mbretëria e Napolit. Për këtë mbreti Robert Anzhu, caktoi nipin e tij, princin Luigj për të kryer aktin e njohjes së titullit "Despot", i cili shoqërohej me njohjen e stemës së fisnikut që paraqitej në vulë kancelarike. Mendoj që kjo është stema që iu njoh më 1336 Andrea II Muzakës. Në kohë lufte stema aplikohej në shqyt luftarak, por deri më sot nuk ka mbërritur ndonjë vulë kancelarike e Muzakajve. Në "Memorie" kjo stemë që patën përdorur Muzakajt përshkruhet, por e pashoqëruar me paraqitje artistike. Për të shkruhet: "Stema e derës sonë ka qënë një krua i gjallë, i cili, rridhte në tokë me dy rrjedha në dy anë dhe ky ishte kroi i Epirit, për të cilin kanë shkruar shumë autorë që: njëri shuan një pishtar dhe tjetri të shuarin e ndez. "Kroi i gjallë" apo "kroi i Epirit" për të cilin kanë shkruar shumë autorë, mendoj se është "Pyriflegetoni" që përmend Aristoteli në veprën e tij "Mbi mrekullitë e dëgjuara" në të cilën shkruhet: "pranë Epirit, burojnë ujëra të nxehta, prandaj ky vend quhet Pyriflegeton". Kjo stemë, siç e thashë dhe më lart, vjen e dokumentuar në murin e vilës 13 në rrugën "San Xhovani" në Frankavila Fontana, në siujdhesën e Salentinës-Itali. Me gjasë të plotë, kjo vilë duhet të ketë qenë vila ku u ngulën pas ikjes prej Arbërisë familja fisnike Muzakaj pas pushtimit turk të Shqipërisë, dhe, sikurse gjithë fisnikët gdhendnin në mur stemën e tyre , po ashtu do kenë vepruar dhe Muzakajt në atë vendbanim. Duke iu referuar kohës së emigrimit gdhendja e saj lidhet me vitet 1476 deri më vitin 1510 kur shkruhet "Memoria", por dhe më pas, kur ndonjë pinjoll i kësaj familjeje në përshkrim të stemës ka realizuar ekzekutimin e saj. Por gjithsesi mbështes mendimin se kjo stemë më të ngjarë ka të jetë gdhendur prej vetë Gjon Muzakës e shumta prej Kostandinit, birit të tij. Analizimi i saj në vendndodhje do të më jepte mundësi t`i saktësoja më mirë gjërat. Stema në luftëra e ceremoni Pas 34 vjetësh, më 1370 "sevastokratori dhe despoti Andrea i II Muzaka njihet si "despot" dhe nga perandori bizantin Johani i V Paleologu, perandori kryesor i shek. XIV (1341-1391), i cili vazhdoi të kishte shpresën se Perëndimi do të vinte në ndihmë të bizantëve përballë presionit gjithnjë në rritje të turqve në Lindje. Që prej vitit 1369 ishte konvertuar në katolik. Ai i njohu Andreas së II Muzaka të drejtën e mbajtjes dhe përdorimit të simboleve perandorake. Për këtë stemë në "Memorie" shkruhet: "Perandori urdhëroi që t'i jepnin atij stemën e tij, domethënë shqiponjën me dy krerë, të kurorëzuar me një yll në mes që do të thosh stema perandorake dhe i dha titullin "Despot i Epirit dhe si privilegj vulën e artë, si dhe dërgoi një fron despotik, në të cilin ishin përvijuar me gurë diamante shqiponja që thamë dhe i kishte blatuar edhe qytetin e Kosturit që ky zot Andrea ia kish marrë me forcën e armëve mbretit Marko Kralit". Dhe në një vend tjetër, po në "Memorie" shkruhet: " qysh atëhere i kemi mbajtur në luftëra e ceremoni". Këto simbole heraldike të kësaj periudhe si paraqitje artistike nuk kanë mbërritur deri në ditët tona, por duke u mbështetur në rrëfimet e mësipërme përshkrimi i saktë heraldik i tyre është: Mbi një shqyt të kuq një shqiponjë e artë dykrenore krahëhapur dhe e kurorëzuar. Në ballë një shqytëz trikëndor i kaltër me një yll të artë gjashtëcepësh. Simbolet e kësaj steme ne i ndeshim më vonë të skalitur në murin e kishës së Santa Maria della Misericordia në Mezanjë (Pulie-Itali), si dhe tek vepra e Jurlaro R. "I Musachi despoti d'Epiro in Puglia" Salvamento, Bari (s.a.) si pjesë përbërëse në një stemë të mëvonshme. Kjo stemë përbëhet nga një shqyt i ndarë: në të djathtën heraldike paraqitet një shqiponjë e artë dykrenore, krahëhapur dhe e kurorëzuar, në ballë një shqytëz trikëndor me një yll gjashtëcepësh. Theksoj se ngjyra e artë e shqiponjës është e shënuar në relief me shenjën grafike pika-pika; në pjesën e majtë heraldike paraqiten një luan i ngritur mbi dy këmbët e pasme, i cili mban lart një shpatë, në ballë nga e djathta qëndron një zambak. Kjo pjesë e majtë e stemës paraqet simbolet heraldike të Topiajve, të paranjohura prej Mbretërisë së Napolit si familje feudale ne Arbëri. Kjo fazë e stemës shpreh në gjuhën heraldike një bashkim martesor, krushqi, midis familjes Muzaka, në të cilën po në gjuhën heraldike sipas pozicionit që zënë simbolet heraldike në shqyt i martuari është mashkull, me familjen Topia, ku e martuara i bie të jetë femër. Mbi shqyt qëndron një kurorë e lartë e zbukuruar me trëndafilë e ngjashme me kurorën mbretërore të Skënderbeut. Shqyti në të dyja anët shoqërohet nga armët e kalorësit, në të djathtë një hushtë e vendosur pingul me majë poshtë, një shpatë dyluftimi, një sëpatë, një përkrenare me një kokërreth të artë (e shënuar grafikisht) dhe në të majtën e shqytit një hark me tufën e shigjetave. Koha e përdorimit të kësaj steme lidhet me vitin e njohjes si despot i Andrea II Muzaka më 1370 e më vonë, para edhe pas skalitjes së stemës së tyre në murin e kishës së Santa Maria della Misericordia në Mezanjë. Koha e skalitjes së kësaj steme lidhet me periudhën e emigrimit të Muzakajve, më 1476, kohë kur emigruan bijtë e Gjin Muzakës, pjesëmarrës në Lidhjen e Lezhës i fundit despot Muzakë në vendin e tij ( vdekur në Epir 1466). Kjo stemë duhet jetë skalitur prej Andrea Muzakës, djalit të parë të Gjin Muzakës, pasi ai ish martuar me Jela Topian, simbolet e të cilëve (Topiajve) ndodhen në pjesën e dytë të stemës. Dua të evidentoj se njohja e të dy stemave të Muzakajve lidhet me figurën qendrore të familjes Muzaka, Andrea i II Muzaka. Në "Memorie" është shtuar nga i biri i Gjon Muzakës, Kostandini, teksti i epitafit për të atin e tij që u skalit mbi varrin e Gjonit në kishën e madhe të Frankavila Fontanës: "I plotëfuqishëm Jezu, të falet këtu ty Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesë dhe i Epirit që nga qyteti i Bizantit trashëgoi shqiponjën dykrenore, e mbante në flamur , i dedikohet kurorë detyrimi në vitin e Krishtit 1510". Si dhe tekstet e dy epitafeve të tjera: "Gjon Muzaka i biri i Gjinit, zotërues nga Molosët, despot i Epirit, gjak dhe fis mbreti me trashëgim nga qyteti i Bizantit i dëbuar nga tirani e Turkut në fundin e vet, Kostandini i biri, atit dhe vetes ia ngre në vitin" dhe: "Gjon Muzaka i biri i Gjinit, princ i Molosëve dhe Epirotëve nga tirania e turkut i dëbuar nga principata, Kostandini atit dhe vetes ia ngre". Po në "Memorie" shkruhet: "Dera jonë vjen nga qyteti i Kostandinopojës dhe ka sunduar Epirin në Arbëri". Nga këto perifrazime të nxjerrë nga "Memoria" kuptojmë se titulli i fisnikërisë "despot" me simbolet përkatëse bizantine u njihen me trashëgim Muzakajve nga froni perandorak për të sunduar Epirin në Shqipëri, por dhe duke i analizuar thjesht nga simbolet heraldike përdorimi i shqiponjës si simbol heraldik i kësaj familjeje tregon se Muzakajt konsideroheshin si anëtarë nderi të familjes perandorake bizantine. Vërejmë se përshkrimi i kësaj steme na kujton stemën heraldike të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila ndryshon me ngjyrën e zezë të shqiponjës dykrenore, gjë që sipas rregullave të heraldikës përbën stemë krejtësisht më vete. Stema stratiotësh me emrin Muzaka Në dokumente historiko-heraldike njihemi dhe me dy stema të tjera stratiotësh me emrin Muzaka. Të dyja i përkasin gjysmës së parë të shek. XVI. Janë të botuara nga Sturza në veprën e tij "Fjalori historik dhe gjenealogjik i familjeve të mëdha të Greqise, Shqipërisë dhe Kostandinopojës", botuar në Paris më 1983. Këto stema kanë qenë të njohura nga perandori gjerman Karli V. Njëra stemë përbëhet nga një shqyt i kaltërt me dy yje të artë gjashtëcepësh të vendosur vertikalisht, njëri pas tjetrit të cilët ndahen prej tyre nga një brez i artë mbi të cilën paraqitet një gjysmëhënë e argjendtë, e shtrirë. Kjo stemë paraqitet në blazon e punuar nga N. Manesku. Stema tjetër vjen vetëm e përshkruar: e kaltër me një qiparis të blertë e qarkuar me dy luanë të artë përballë njëri"tjetrit me nga një shpatë të ngritur lart. Në ballin e artë të shqytit qëndron një shqiponjë e zezë dykrenore. Mbi mburojë qëndron një përkrenare stratioti. Dua të nënvizoj se nga të gjithë këto stema, stema autentike e Muzakajve do ta thoja këtë në një kuptim të thellë të fjalës autentike, sepse në heraldikë fenomeni autentik merret gjithnjë me një lloj rezerve, është stema e parë, njohur më 1336 Andreas së II Muzaka, ku historikisht jemi në kulmin e lulëzimit të familjes së tyre dhe simbolet heraldike lidhen natyrshëm me veçori natyrore të vendit ku ato u lindën dhe lulëzuan dhe këtë informacion e përcjellin deri më 1510 vit kur u shkruajt "Memoria".Gjithsesi studimet e mëtejshme heraldike mund të hedhin mendime të reja dhe më të plota në këtë fushë.


Gjin Varfi lindi në Tiranë në 14 maj 1954 dhe studioi në Tiranë për skulpturë monumentale. Fillimisht punoi në TVSH, në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe më pas në vitin 1984 në seksionin e filmit vizatimor në Kinostudio. Gjin Varfi, krahas animacionit, është marë edhe me studimin e stemave të qyteteve, Heraldikën shqiptare ku me hulumtimet e tij zbuloi stema të periudhës mesjetare dhe duke u mbështetur në përvojën shqiptare dhe te huaj filloi t'i rindërtonte ato.

Payment and Shipping Details


Seller IP Address: Albania - Albania

Shipping services available:
Shipping / Handling Cost Cost For Each Additional Item Service
$29.99 $0.00 Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days)

Shipping Restrictions - Shipping is not available to the following regions/countries:
Africa: Libya, Niger, Namibia, Mozambique, Morocco, Mayotte, Mauritius, Mauritania, Malawi, Madagascar, Nigeria, Liberia, Lesotho, Kenya, Guinea-Bissau, Guinea, Ghana, Gambia, Gabon, South Sudan, Zimbabwe, Zambia, Western Sahara, Uganda, Tunisia, Togo, Tanzania, United Republic of, Swaziland, Sudan, Mali, Somalia, Sierra Leone, Seychelles, Senegal, Sao Tome and Principe, Saint Helena, Rwanda, Reunion, Congo, Republic of the, Benin, Botswana, Burkina Faso, Burundi, Cameroon, Cape Verde, Central African Republic, Chad, French Southern Territories, Comoros, Congo, The Democratic Republic of the, Cote D'Ivoire, Djibouti, Egypt, Algeria, Equatorial Guinea, Ethiopia, Angola, Eritrea
Central America and Caribbean: Antigua and Barbuda, Trinidad and Tobago, Panama, Aruba, Bahamas, Guatemala, Cayman Islands, Saint Kitts and Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent and the Grenadines, Barbados, Guadeloupe, Grenada, Sint Maarten, Belize, Nicaragua, Dominican Republic, Dominica, El Salvador, Curacao, Virgin Islands, U.S., Martinique, Cuba, Jamaica, Virgin Islands, British, Montserrat, Honduras, Haiti, Anguilla, Turks and Caicos Islands
Europe: Albania
Oceania: Vanuatu, Northern Mariana Islands, United States Minor Outlying Islands, Tokelau, Tuvalu, Tonga, Wallis and Futuna, American Samoa, New Zealand, French Polynesia, Fiji, Guam, Kiribati, Marshall Islands, Cook Islands, Micronesia, Federated States of, Nauru, New Caledonia, Solomon Islands, Cocos (Keeling) Islands, Christmas Island, Niue, Norfolk Island, Palau, Papua New Guinea, Pitcairn Islands, Samoa
Payment methods accepted:
  • PayPal Accepted
  • Checks / Money Orders Accepted Check or Money Order

Return Policy:
Item must be returned within: 7 days - Buyer pays return shipping costs.
Refund will be given as: Money back






Top