ISBN 978-9928-216-24-3
Autori: Rachel Hauck
Botuesi: Botimet Living
Pesha: 0.5 kg
Faqe: 290
Viti i botimit: 2017
Sharlota ka një dyqan modern me fustane nusërie në Birmingam. Talenti dhe pasioni i saj më i madh është të përgatitë nuset për ditën e tyre më të lumtur, por, me afrimin e ditës së dasmës së saj, përse vallë nuk po gjen dot fustanin e përsosur për vete dhe nuk ndihet e sigurt për t'u martuar me Timin?
Në një ankand, Sharlota blen një sënduk të vjetër, brenda të cilit gjen një fustan nusërie. Ai duket si i ri, perlat i shkëlqejnë dhe stili i tij nuk njeh kohë. Nga ka ardhur vallë? Kush e ka veshur më parë? Kush e saldoi drynin dhe futi pllakëzat e identifikimit në çantëzën e mëndafshtë? Kush e la në bodrum për një vajzë dhjetëvjeçare? Cili ishte burri misterioz me këmishë vjollcë, që këmbëngulte se fustani ishte "shitur"?
Kërkimi i Sharlotës për rrënjët e atij fustani, nisi si një dëshirë për t'u shpërqendruar nga jeta e saj sentimentale. Nuk kaloi shumë dhe ajo u njoh me femrat që e kishin veshur atë: Emilia në vitin 1912, Meri Grejsi në vitin 1939 dhe Hillari në vitin 1968. Secila prej tyre ka historinë e saj me dhimbje dhe premtime, si dhe diçka të veçantë për të treguar. Ai fustan përrallor njëqindvjeçar ruan të vërtetën për trashëgiminë e Sharlotës, fuqinë, kurajën, besimin dhe për dashurinë e vërtetë.
Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include tracking number.
If you are looking for any other book from Albania please contact us.
Thank you!
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$27.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |