Titulli: Elefanti zhduket
Origjinali: The Elephant Vanishes
Gjinia: Novela
Autori: Haruki Murakami
Shqipëroi: Ivana Dervishi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2018
Fq. 366
Pesha: 0.429 kg.
ISBN: 978-9928-221-22-3
"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.
Si një mjeshtër i adhuruar për ndërtimin e personazheve aq të besueshëm, ai na dizenjon profile të çuditshëm dhe mahnitës karakteresh, të cilët, përmes grimcave të jetës së tyre të përditshme, duken sa të ngjashëm mes vedi, aq edhe bartës të unit të tyre dallues.
Fuqia e tij narrative, u jep mundësinë këtyre personazheve të vetërrëfehen për familjen, karrierën, dashurinë, vdekjen, miqësitë, të njohurit e të huajt që janë pjesë e jetës së tyre, duke bartur në rrëfime dhe filozofinë e tyre personale, e që ashtu bashkë, i japin lexuesit një ngrehinë mahnitëse të populluar nga qenie reale dhe surreale, siç vetëm Murakami di të na i dhurojë.
Pas suksesit në shqip të një sërë romanesh, ky vëllim me proza të shkurtëra, i paraqet lexuesit shqiptar një dimension tjetër mjeshtëror të këtij autori të adhuruar nga miliona lexues në botë.
"Njëkombinim i mrekullueshëm i tëçuditshmes dhe të rëndomtës."
Village Voice Literary Supplement
"Një shkrimtar klasi, i cili merr një risk tëmadh... nëse Murakami është zëri i një gjenerate... atëherë ajo është gjenerata e Thomas Pynchon dhe Don DeLillo."
The Washington Post Book World
Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include tracking number.
If you are looking for any other book from Albania please contact us.
Thank you!
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |