Books by Richard Carlson. From Albania.Books by Richard Carlson. From Albania.Books by Richard Carlson. From Albania.Books by Richard Carlson. From Albania.

Books by Richard Carlson. From Albania.

Quantity:
     4 available for sale
Buy It Now For:
$13.99

Shipping:
$14.99    Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) - (more details)
Returns:
7 day money back, buyer pays return shipping - (more details)
Visitor Count:
18 views
Condition:
New
Payment Methods Accepted:
PayPal AcceptedChecks / Money Orders Accepted Check or Money Order
Purchase Protection Offered:
PayPal Buyer Protection - Safer Shopping

recommend to a friend by email share on facebook share on twitter share on pinterest

Item Description

Item Details

UniSquare Item ID:
2089416
Condition:
New

Item Description

Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include tracking number.

The price is only for one book. You can choose one or more.


Titulli: Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla dhe të gjitha janë gjëra të vogla
Origjinali: Don't sweat the small stuff...and it's all small stuff
Gjinia: Psikologji
Autori: Richard Carlson
Shqipëroi: Alma Guri
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2010
fq. 256
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99956-38-99-6

Mbi librin

...ekziston një mënyrë tjetër se si e vendosim lidhjen me jetën - një mënyrë më e butë, më shumë e dobishme e cila e bën jetën të duket më e lehtë dhe njerëzit e përfshirë në të më shumë të kuptueshëm.

Kjo "mënyrë tjetër" e të jetuarit përfshin të zëvendësosh shprehitë e vjetra të "reagimit" me shprehi të reja të perspektivës. Këto shprehi të reja na mundësojnë për të pasur një jetë më të larmishme dhe më bukur. Për më shumë se një dekadë kam punuar më klientë dhe i kam ndihmuar ata t'i afrohen jetës në mënyrë të pranueshme.

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Metodat të cilat do t'i lexosh, janë të provuara si shumë të suksesshme nga klientët dhe lexuesit e mi për shumë vite me radhë. Ato, gjithashtu, prezantojnë mënyrën që mua më pëlqen t'i afrohem jetës time: në shtegun më me pak rezistencë. Çdo metodë është e thjeshtë dhe e plotfuqishme dhe do të veprojë si busull orientimi për të çuar në drejtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të një jetese më të lehtësuar nga stresi.

Do të shikosh se shumë nga metodat do të aplikohen jo vetëm në ngjarje të veçanta, por edhe në sfidat më të vështira të jetës. Kur nuk "e vret mendjen për gjëra të vogla" jeta nuk do të jetë e përsosur, por do të mësosh të pranosh atë çfarë jeta të ofron me sa më pak rezistencë. Sikurse thuhet në filozofinë Zen, kur të mësosh "t'i lësh të kalojnë problemet" në vend që t'u rezistosh me të gjitha fuqitë, jeta jote do të fillojë të rrjedhë lirshëm.




Titulli: Një orë për të jetuar, një orë për të dashuruar: historia e vërtetë e dhuratës më të bukur të bërë ndonjëherë
Origjinali: An hour to live, an hour to love: the true story of the best gift ever given
Gjinia: Psikologji
Autori: Richard Carlson, Kristine Carlson
Shqipëroi: Oriola Pampuri
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2014
Fq. 72
Pesha: 0.122 kg.
ISBN: 978-9928-06-099-0

Mbi librin

Nëse do të kishe një orë kohë për të jetuar dhe do të mund të bëje një telefonatë, kë do të telefonoje? Çfarë do t'i thoje? Pre po pret? Vdekja e papritur dhe tragjike e Richard Carlson " it në dhjetor të vitit 2006 tronditi miliona fansa të tij, madje edhe letrat e shumta ngushëlluese të tyre nuk mundën ta lehtësonin humbjen që ndjeu bashkëshortja e tij, Kristina.

Për të zbutur pikëllimin e saj, ajo vendosi të sistemojë dhe tani kujdeset për botimin e të gjithë letrave dhe kujtimeve të shkëmbyera për një çerek shekulli, duke përjetuar kështu edhe një herë emocionet dhe duke mbajtur gjallë kujtimin e bashkëshortit të saj të ndjerë.

Në një akt thellësisht prekës gjatë këtij procesi, ajo u përqendrua në një letër plot me pyetje, të cilën asaj ia ka dhuruar Richard " i në përvjetorin e tetëmbëdhjetë të martesës. Kristin i është përgjigjur me emocione befasuese letrës së Richard " it. Nëse e shohim më në detaje, brenda kësaj lidhjeje të veçantë, botimi i tyre në këtë libër është një dhuratë e veçantë për shumë njerëz të cilëve u ka ndryshuar jeta nga veprat që ka botuar Richard " i.

Fragment nga libri

Nëse do të kisha një orë kohë për të jetuar, nuk do të telefonoja dikë që më ka borxh para, apo dikë që më ka ofenduar ose më ka lënduar në ndonjë mënyrë. Habitem se sa kohë kam harxhuar kot gjatë këtyre viteve, duke menduar për gjëra të tilla. "Nuk ia vlen barra qiranë!" Me kohën që më ka mbetur, do të zgjidhja t'i lija mendimet e mia në paqe, e të shijoja këtë moment të çmuar.

Nëse do të doja mund ta bindja veten se shumë njerëz më kanë borxhe, por a e di çfarë? Kjo nuk është koha e përshtatshme për të menduar për këto gjëra. Në fund të fundit, ma merr mendja se jeta nuk është vetëm të mbash llogari. Është më e thjeshtë dhe më argëtuese se kaq, thjesht duke i lënë gjërat të shkojnë në vendin e vet dhe të ndjehesh i kënaqur për këtë.

Në fund të fundit, të merr më pak energji kur jep se sa atëherë kur merr, gjithashtu të japësh është një burim gëzimi. Kur jep diçka, nuk ka rëndësi nëse është dashuri, dhembshuri, një ide, energji, mendjehollësi, pak para, një pronë, një krijim i yti, pak kohë, mirësi, ose çfarëdo tjetër që ke për të dhënë, ndihesh me të vërtetë mirë dhe në fund të fundit kjo është gjëja më e rëndësishme.




Titulli: Më lehtë nga se mendoni... sepse jeta nuk ka pse të jetë aq e vështirë
Gjinia: Psikologji, udhërrëfyes praktik
Autori: Richard Carlson
Shqipëroi: Denata Toçe
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2013
Fq. 210
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-56-058-7

Mbi librin

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".

Në librin "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla", që është bestseller ndërkombëtar, Richard Carlson u tregoi miliona lexuesve se si të mos lejonin që gjërat e vogla në jetë t'u prishnin lumturinë. Në librin "Më e lehtë nga se e mendoni", Carlsoni na tregon se duke ndërmarrë ndryshime të vogla, por shumë të efektshme mund ta vëmë jetën në rrjedhën e duhur.

Me mënyrën fantastike të dhënies së këshillave nëpërmjet historive, Carlson na sugjeron tridhjetë e nëntë mënyra të vërtetuara që tregojnë se si një ndryshim fare i vogël mund të bëjë një dallim të madh dhe të rëndësishëm në jetën tonë.

Autori ndërkombëtar bestseller, Richard Carlson, na tregon edhe njëherë se për të përmirësuar mënyrën e jetesës nuk është aspak e vështirë. Ai i minimizon të gjitha fushat e vështira në jetën tonë, që nga puna e deri tek marrëdhëniet me familjen, miqtë, që nga të ardhurat e deri tek mirëqenia jonë fizike.

Në këto dhe çështje të tjera na jep këshilla të mençura, të vërtetuara dhe praktike, duke i paraqitur në 39 mënyra ku të gjithë ne mund të ushtrojmë vetëkontroll gjatë jetës së përditshme. Duke bërë ndryshime të vogla, si për shembull të besojmë se shpresa ka një fuqi të madhe që mund të na e ndryshojë jetën, të mos i fajësojmë gjithmonë të tjerët dhe të kursejmë për ditë të këqija, shumë shpejt do të mësojmë se është "Më lehtë nga se mendoni" për të marrë më të mirën nga ç'na ofron jeta jonë.

Fragment nga libri

12. Zbulo se çfarë të acaron

Njerëzit stresohen shumë nga gjëra të kota. Një mikeshës sime i ndryshon ngjyra e fytyrës kur i rastis një pirun shumë i vogël në tavolinë. Unë acarohem kur posta ime elektronike mbushet më shpejt se ç'mund ta zbraz. Njoh njerëz që bezdisen nga mënyra se si e parkojnë makinën të tjerët në rrugë, mënyra sesi marketet e mëdha vendosin artikujt e mbetur para të rejave dhe mënyrën se si reklamat për gjëra të panevojshme tërheqin vemendjen tonë. Lista mund të vazhdojë shumë gjatë.

Një nga studimet më të fuqishme që kam bërë ndonjëherë rreth stresit është ky: fiksimi i vazhdueshëm te ajo që na prodhon stres, mund të shkaktojë akoma më shumë stres sesa vetë stresi fillestar. E di që duket si e parëndësishme, por është e vërtetë. Dhe, njëherë që e keni zbuluar vlerën e kësaj thënieje, jeta juaj nuk do të jetë më e njëjta.

Shkon drejt e në zemër të asaj që realisht shkakton stres. Mendoni për të gjitha gjërat që ju shqetësojnë ditë pas ditë ose moment pas momenti. Për shumicën prej nesh gjërat që na bezdisin duket sikur nuk kanë të sosur. Me fjalë të tjera, thuajse çdo gjë mund të na çojë në stres"që nga opinionistët, njerëzit e zhurmshëm e deri tek shoferët e këqinj, mënyra si vishen njerëzit, mënyra si japin dorën dhe prekin me duar kur flasin, adresa jonë elektronike e mbushur plot ose piruni i vogël në tavolinë.

Nëse filloni t'u kushtoni vëmendje këtyre rasteve dhe sjelljeve që ju acarojnë, shpejt do të kuptoni që nuk janë këto gjërat specifike që ju shkaktojnë stres, por më tepër është mënyra se si ne reagojmë ndaj tyre. Pra, në vend që të reagoni si zakonisht"duke u acaruar, zemëruar dhe stresuar"thjesht kushtojini pak vëmendje shqetësimit dhe atëherë kur po vdisni nga dëshira për të reaguar.

Bëhuni vëzhgues të reagimeve tuaja. Fillimisht ndoshta nuk do të ndërgjegjësoheni që keni dalë jashtë shinave, pa kaluar disa orë. Më pas, krejt papritur do t'i thoni vetes: "Uau, e humba fare" ose "Mos, e teprova pak si shumë." Nuk prish punë nëse ju duhet pak kohë për të arritur në këtë përfundim. Është e rëndësishme që ju të kuptoni se çfarë ndodhi dhe të dini se stresi është shkaktuar jo nga faktorë të jashtëm në vetvete, por nga mendja juaj e cila ka ngecur aty.

Me kalimin e kohës, do ta keni më të lehtë të dalloni se çfarë ju acaron dhe kështu mund të parandaloni reagimet e vrullshme. Shumica e reagimeve gati refleksive janë pjesë e mungesës së ndërgjegjësimit. Nuk është objekti i acarimit tim"e-maili i mbushur"por fakti që kam ngecur në këtë mënyrë të menduari.

Prandaj, veprimi i ndërgjegjësimit, pra fakti që unë kam ngecur në mendimet e mia, është një kundërhelm i fuqishëm për përqindjen e lartë të stresit. Duke i kushtuar vëmendje burimit të stresit për atë që është në të vërtetë"diçka joreale"duket se dërgon një sinjal tek truri im që thotë: "Mos e vrit mendjet për atë."

Hapi i parë dhe i rëndësishëm për të eliminuar pjesën më të madhe të stresit në jetën tuaj është thjesht duke u bërë të ndërgjegjshëm për natyrën e gjërave që ju stresojnë. Ju mund të mendoni se është një ndryshim i vogël t'i kushtoni vëmendje asaj që ju acaron. Në fakt ashtu është, por shumë shpejt do të shihni rezultate mjaft domethënëse. Dhe sapo të kuptoni se çfarë ju streson, do t'ju duket qesharake.

Mbi autorin

Richard Carlson, Ph. D, është një nga ekspertët më të shquar në botë për lumturinë dhe reduktimin e stresit. Ai është autori i serisë së librave bestseller, që është akoma në treg "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla".

Librat e Dr. Richard Carlson janë të botuara në më shumë se njëqind vende, me rreth 40 milion lexues në mbarë botën. Shumë shpesh bisedat e tij ritransmetohen në televizionet dhe radiot amerikane.





Titulli: Mjaft menduat, filloni të jetoni: mënyra të thjeshta për të larguar mendimet negative dhe për të zbuluar lumturinë afatgjatë
Origjinali: Stop thinking, start living
Gjinia: Psikologji
Autori: Richard Carlson
Shqipëroi: Oriola Pampuri
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 222
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-9928-06-140-9

Mbi librin

Si mund të largoni mendimet negative dhe si mund ta bëni lumturinë një zakon? Richard Carlson, autori i librit të famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla..." ju tregon çelësin si mund ta arrini këtë. Çlironi fuqinë e pozitivitetit dhe hapni dyert që të shijoni gëzimin në çdo ditë të jetës suaj.

Duke përdorur mençuri praktike dhe strategji të thjeshta, me qëllimin për të ndryshuar perspektivën tuaj njëherë e mirë, ju nuk do të luftoni më me ndjenjat tuaja dhe do të vazhdoni të bëni përpara në jetë. Pra: Jepini lamtumirën gjendjes së dëshpëruar, jetoni çastin dhe çlirojeni hovin e lumturisë suaj.

Librat e Richard Carlsonit kanë mbajtur majat e klasifi kimeve për dekada me radhë. Libri i tij i famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla...", që vazhdon të ribotohet në amerikë dhe jashtë saj, është botuar në 135 shtete.

Komente mbi librin

"Ky është libri që jua rekomandoj të gjithë miqve të mi që kanë rënë në depresion; ata do të fi llojnë të ndihen më mire që pas faqes së tretë!"

Julian Clary

"Një ndër gurutë e para që ofron ndihmë për të mbrojtur synimet fi snike të vetëplotësimit, kënaqësisë personale dhe lumturisë."

Independent


Payment and Shipping Details


Seller IP Address: Albania - Albania

Shipping services available:
Shipping / Handling Cost Cost For Each Additional Item Service
$14.99 $13.00 Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days)

Shipping Restrictions - Shipping is not available to the following regions/countries:
Africa: Libya, Niger, Namibia, Mozambique, Morocco, Mayotte, Mauritius, Mauritania, Malawi, Madagascar, Nigeria, Liberia, Lesotho, Kenya, Guinea-Bissau, Guinea, Ghana, Gambia, Gabon, South Sudan, Zimbabwe, Zambia, Western Sahara, Uganda, Tunisia, Togo, Tanzania, United Republic of, Swaziland, Sudan, Mali, Somalia, Sierra Leone, Seychelles, Senegal, Sao Tome and Principe, Saint Helena, Rwanda, Reunion, Congo, Republic of the, Benin, Botswana, Burkina Faso, Burundi, Cameroon, Cape Verde, Central African Republic, Chad, French Southern Territories, Comoros, Congo, The Democratic Republic of the, Cote D'Ivoire, Djibouti, Egypt, Algeria, Equatorial Guinea, Ethiopia, Angola, Eritrea
Central America and Caribbean: Antigua and Barbuda, Trinidad and Tobago, Panama, Aruba, Bahamas, Guatemala, Cayman Islands, Saint Kitts and Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent and the Grenadines, Barbados, Guadeloupe, Grenada, Sint Maarten, Belize, Nicaragua, Dominican Republic, Dominica, El Salvador, Curacao, Virgin Islands, U.S., Martinique, Cuba, Jamaica, Virgin Islands, British, Montserrat, Honduras, Haiti, Anguilla, Turks and Caicos Islands
Europe: Albania
Oceania: Vanuatu, Northern Mariana Islands, United States Minor Outlying Islands, Tokelau, Tuvalu, Tonga, Wallis and Futuna, American Samoa, New Zealand, French Polynesia, Fiji, Guam, Kiribati, Marshall Islands, Cook Islands, Micronesia, Federated States of, Nauru, New Caledonia, Solomon Islands, Cocos (Keeling) Islands, Christmas Island, Niue, Norfolk Island, Palau, Papua New Guinea, Pitcairn Islands, Samoa
Payment methods accepted:
  • PayPal Accepted
  • Checks / Money Orders Accepted Check or Money Order

Return Policy:
Item must be returned within: 7 days - Buyer pays return shipping costs.
Refund will be given as: Money back






Top