Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include tracking number.
If you are looking for any other book from Albania please contact us.
Thank you!
Autori: Kastriot Tusha
Botuesi: TOENA
ISBN: 978-99943-1-930-5
Faqe: 128
Viti i botimit: 2014
Koncerti recital "100 vjet romanca shqiptare", të "Mjeshtrit të Madh" Kastriot Tusha, ishte një ndër dhuratat më të bukura që mund t'i bëheshin publikut muzikdashës shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, por, nga ana tjetër, kjo buqetë romancash e ripunuar, e rindërtuar, e riinterpretuar dhe e botuar në versionin e orkestruar për një formacion kamertal, do të mbetet një gur i çmuar në arsenalin e trashëgimisë sonë kulturore. Këtij botimi ia rrisin vlerat edhe mendimet kritike mbi interpretimin e këtyre romancave nga tenori i mirënjohur prof. as. Kastriot Tusha, të cilat janë shumë racionale, praktike dhe një ndihmesë e vyer për artistët e rinj.
Mbledhja, ripunimi, interpretimi, regjistrimi dhe botimi i këtyre vlerave tona muzikore janë një gur i rëndësishëm në trashëgiminë tonë kulturore dhe në identitetin tonë kombëtar.
Tenori Tusha, me zërin e tij karakteristik ka interpretuar me shumë sukses në të gjitha gjinitë vokale, duke filluar nga opera deri te romanca e kënga. Eksperienca shumëvjeçare dhe talenti i padiskutueshëm kanë bërë që ai të përballojë me mjaft sukses çdo lloj vepre muzikore që i është ofruar. Në këtë kuadër, edhe realizimi i koncertit "100 vjet romanca shqiptare", ai ishte i përkryer në të gjitha drejtimet. Të gjitha momentet emocionale që përçoi, si: lirike, hyjnore, elegjiake apo epiko-heroike, ishin të realizuara mjaft mirë.
Duke i uruar Kastriotit suksese të mëtejshme, do të ftoja të gjithë artistët shqiptarë të bënin të njëjtën gjë në evidentimin dhe ripunimin e muzikës shqiptare, sepse ka ardhur koha të rinjohim vlerat tona të vërteta kulturore.
Prof. dr. Isak Shehu
Shipping / Handling Cost | Cost For Each Additional Item | Service |
---|---|---|
$14.99 | $0.00 | Standard Shipping from outside US (5 to 10 business days) |